Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një i ri bie nga kati i 8-të i një ndërtese në Skenderaj

Gazeta10
24 August 2025 - 22:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Skenderaj, ku një i ri ka rënë nga lartësia e një ndërtese banesore.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për F.M , 27-vjeçar nga fshati Runikë.  Ai dyshohet se ka rënë nga kati i 8-të i banesës, nga ballkoni, duke përfunduar në tokë.

I riu është dërguar me urgjencë në QKMF Skenderaj, ku po i jepet ndihma e parë. Aktualisht ai është me shenja jete, por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.