Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kevin De Bruyne: Kunder Liverpool nuk do jetë ndeshje e lehtë

Gazeta10
14 October 2022 - 19:36

Ylli i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne pret një ndeshje fantastike me Liverpool të dielën, ndërsa dy skuadrat që në katër vitet e fundit janë ndarë vetëm me një pikë mes tyre, do të takohen për herë të parë këtë sezon në Premier Ligë.

Mesfushori belg pret një rivale që nuk do të tregojë asnjë nga problemet e deritanishme në duelin e kësaj fundjave.

“Unë pres që të jetë Liverpool më i mirë i mundshëm. Sigurisht që kanë humbur disa pikë deri tani, por ata janë ende Liverpool dhe unë pres që ata të luajnë shumë mirë. Vetëm kështu i shoh unë ata”, tha De Bruyne gjatë një interviste për “Sky Sports” përpara duelit më të rëndësishëm të Premier Ligës.

“Mua më pëlqejnë ndeshjet e mëdha, atmosfera e bukur që krijohet. Por është një ndeshje si gjithë të tjerat sa i përket pikëve. Është e vështirë të luash në transfertë në fushën e një skuadre të 6 vendeve të para. Mendoj se gjatë viteve të fundit kemi bërë mirë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.