Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqiptarët nga Kosova braktisin bregdetin e Shqipërisë, preferojnë atë të Greqisë

Gazeta10
02 September 2025 - 11:02

Mijëra shqiptarë nga Kosova vizituan më pak këtë vit bregdetin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga Instant, Shqipëria ka humbur rreth 120 mijë turistë nga Kosova në periudhën janar-korrik 2025.

Por bazuar në këto të dhëna, Shqipëria ka fituar më shumë turistë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Eksperti i turizmit në Shqipëri, Leonard Seferi, tha për “Ora Shtatë” se çdo vit ka ulje të numrit të turistëve nga Kosova, dhe sipas tij, shkas kryesor është liberalizimi i vizave.

Sipas Seferit, për kosovarët destinacion kryesor mbetet tani Greqia.

Nga ana tjetër, Blerina Ago, po ashtu eksperte e turizmit, thotë se faktor tjetër për uljen e turistëve nga Kosova në Shqipëri, është taksa rrugore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.