Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident mes autobusit dhe veturës në Prishtinë, katër të lënduar

Gazeta10
04 Shtator 2025 - 10:43

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, ka thënë për Gazeta10 se 4 persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.