
Kosova kërkon të kthehet te rezultatet pozitive pas humbjes së thellë 4-0 ndaj Zvicrës në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:45, Dardanët do të përballen me Suedinë, në një duel ku pritet mbështetje e madhe nga tifozët.
Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë elektrizuese, pasi përfaqësuesja kosovare synon të reagojë fuqishëm dhe të rikthejë besimin pas startit jo të mirë.
Tifozët “Dardanë” do të jenë sërish në numër të madh për të përkrahur skuadrën, duke shpresuar për një paraqitje më të mirë dhe një rezultat pozitiv ndaj suedezëve.
Suedia momentalisht renditet e dyta në grupin B me një pikë pas barazimit me Sllovenin në ndeshjen e parë të grupit B, ndërsa Kosova është e fundit me zero pikë.