Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosovës i ofrohet mbështetje për anëtarësim në NATO (VIDEO)

Gazeta10
15 October 2022 - 19:24

Raporti: Kanal10

Bashkimit Evropian dhe NATO-s i është kërkuar që të ndërmarrin hapa për të rritur sigurinë në Kosovë. Deputetë të vendeve evropiane kanë shprehur mbështetjen e tyre në anëtarësimin e Kosovë në BE e NATO, derisa janë shprehur optimistë se një gjë e tillë do të ndodhë. Ata thonë se siguria e vendit është çështja kryesore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Deputetët të disa prej vendeve evropiane e kanë konsideruar të rëndësishmë që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja të ndërmarrin hapa për të rritur sigurinë në Kosovë.

Ata po ashtu kanë përkrahur angazhimin e institucioneve vendore drejt anëtarësimit në NATO.

Kryetari i komisionit të mbrojtjes në parlamentin portugez, Marcos Vasconcellos është shprehur optimist për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s.

Ai kas thënë që çdo gjë që BE-ja dhe NATO-ja mund të bëjnë për të rritur sigurinë në rajon, është në të mirë të Kosovës

“Siguria dhe stabiliteti i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor është absolutisht thelbësor për sigurinë e të gjithë Evropës, dhe kjo për arsye historike, dhe se stabiliteti i tanishëm i këtij rajoni është absolutisht thelbësor për sigurinë e gjithë Evropës. Pra, gjithçka që shtetet evropiane, Bashkimi Evropian dhe NATO mund të bëjnë për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në këtë rajon, është në të mirë të Kosovës dhe në të mirë të Evropës”,

Edhe deputeti i Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë dhe njëherit anëtar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Slloveni, Miha Lamut ka thënë se edhe shteti slloven e përkrah Kosovën.

Sipas tij, siguria e vendit është çështja kryesore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Siguria e Republikës së Kosovës është çështja kryesore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe mendoj se dihet se Sllovenia ka qenë gjithmonë në favor të Kosovës së pavarur dhe Kosovës si një vend stabil, si dhe një vend që ecë përpara drejt progresit”,

Krerë të shtetit e të partive politike në vend, tash e një kohë të gjatë po kërkojnë nga faktorët ndërkombëtarë që të mbështesin Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.