Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Disa të vdekur e dhjetëra të lënduar gjatë zjarrit në burgun iranian (VIDEO)

Gazeta10
16 October 2022 - 13:55

Katër të burgosur kanë vdekur dhe 61 janë lënduar pas një zjarri të madh në burgun famëkeq Evin të Iranit, raporton agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, transmeton Gazeta10.

Burimet e BBC-së kanë konfirmuar se numri i viktimave brenda burgut është i madh. Videot e shpërndara në internet treguan flakë e tym në Teheran dhe janë dëgjuar të shtëna armësh dhe shpërthime.

Kujtojmë, se Irani është përfshirë prej javësh nga protestat antiqeveritare.

Protestat shpërthyen për herë të parë muajin e kaluar pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, në paraburgim nga policia.

Zyrtarët thanë se ajo vdiq nga një atak në zemër, por familja e saj e kundërshtoi këtë, duke thënë se ajo ishte rrahur nga policia e moralit./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.