Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madridi mposhtë Barcelonën dhe merr kryesimin në La Liga

Gazeta10
16 October 2022 - 18:13

Real Madridi ka fituar “El Clasicion” ndaj Barcelonës me rezultat 1-3, raporton Gazeta10.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Stantiago Bernabeu”, Reali kaloi në epërsi në minutën e 13-të, me anë të golit të shënuar nga sulmuesi, Karim Benzema.

Pak para pëfundimit të pjesës së parë, “Los Blancos” dyfishuan avantazhin me anë të Federico Valverdes.

Me rezultat 2-0, Reali shkoi në pushim mes dy pjesëve.

Barcelona në pjesën e dytë shtoi sulmet dhe arritën t’a ngushtojnë rezultatin në 2-1 në minutën e 83-të, golashënues ishte Ferran Torres.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Erci Garcia shkaktoi penallti në favor të Real Madridit dhe penalltinë në gol e konkretizoi sulmuesi Brazilian, Rodrygo.

Me këtë fitore Real Madridi merr kryesimin në tabelë me 25 pikë, ndërsa me këtë disfatë Barcelona renditet në pozitën e dytë me 22 pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.