Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Po punohet për bashkimin e të rinjve shqiptarë në botë

Gazeta10
21 Shtator 2025 - 20:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në ShBA i ka takuar edhe të rinjtë shqiptaro-amerikanë në New York.

Përmes një postimi në Facebook, presidentja tha se me anë të platformës “Zâni” po punohet për t’i bashkuar të rinjtë shqiptarë kudo në botë. E kjo siç tha ajo, për një arsye goxha madhore.

“Që të mos i harrojnë kurrë rrënjët dhe të kontribuojnë në interes të kombit tonë. Ishte kënaqësi t’i takoja dhe t’i falënderoja për punën e çmuar që po bëjnë”, tha e para e shtetit./Klankosova.tv.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.