
Kandidati për kryetar komune në Prizren, nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin, komentoi çështjen e kryetarëve të partive të cilët marrin pjesë thuajse në çdo vend apo tubim ku shkon kandidati për kryetar komune.
Totaj tha se kryetari i tij, Memli Krasniqi ka qenë në Prizren vetëm një herë prej hapjes së fushatës, ndërsa në tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti kishte qenë prezent në 70% të rasteve.
Ai tha se shpesh i ndodh të pyetet ngfa qytetarët se, me kë është në garë ai, me Artan Abrashin apo me Albin Kurtin./Gazeta10