
Kryetari aktual i Prizrenit, njëherit edhe kandidat për kryetar komune në Prizren, Shaqir Totaj nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ishte i ftuar sonte në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin.
Totaj tha se Dokufesti është një organizatë serioze që e ka tregu vete me performancë, që e kanë promovuar gjithë Kosovën, jo vetëm Prizrenin.
Totaj gjithashtu theksoi se gjatë mandatit të tij kanë filluar edhe dy festivale të reja.
Diçka që fillon e re, meriton përkrahje pak më të madhe në mënyrë që të forcohet dhe të bëhet i vetëqëndruueshëm, ndërsa Dokufesti ka reputacion, ka burimet solide dhe janë të vetëqëndrueshëm, tha tutje Totaj./Gazeta10