Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Prevalla është degraduar” – Totaj: Do ta ndërtojmë një plan të detajur për zonën malore

Gazeta10
21 Shtator 2025 - 23:46

Kryetari aktual i Prizrenit, njëherit edhe kandidat për kryetar komune në Prizren, Shaqir Totaj nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ishte i ftuar sonte në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin.

Totaj tha se kur të miratohet plani për zhvillim komunal, hapet edhe rruga për ndryshimin eventual të hartave zonale. Pas kësaj procedure përcaktohet se në cilat pjesë, çfarë lejohet të  ndërtohet dhe në cilat kushte e  cilat kritere.

Ai tha se ka pasur objektiv ta ndërtojë një plan të detajuar për këtë çështje, për zonat malore sepse ka pasur tendenca për dekradimin e tyre.

Ai si shembull e mori Prevallën, ku tha se ndërtimi në Prevallë ka filluar me qëllim të mirë, por ka degraduar në ndërkohë pasi që kanë bërë objekte të medhaja e me material të fortë. E për të mos e lejuar këtë gjë, Totaj tha se e kemi ndaluar përkohsisht dhënien e lejeve./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.