Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Cilat janë tri projektet kryesore për mandatin e ardhshëm? – Ja çfarë thotë Shaqir Totaj

Gazeta10
21 Shtator 2025 - 23:57

Kryetari aktual i Prizrenit, njëherit edhe kandidat për kryetar komune në Prizren, Shaqir Totaj nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ishte i ftuar sonte në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin.

Totaj tregoi tri projektet të cilat janë më kryesore dhe që duhet ti bëjë patjetër gjatë mandatit të ardhshëm.

E këtë pyetje ia bëri Adrian Çollaku i cili i tha se cilat janë ato projekte që Totaj i vlerëson si më të rëndësishme.

Totaj tha se tri projektet kryesore janë ato që kanë mbetur në gjysmë prej mandatit të fundit. Këtu përfshiu projektin e teleferikut i cili duhet të përfundohet, adresimi i çështjes së parkingjeve, ndërtesa e re e komunës, zgjerimi i njërës nga rrugët për hyrje në Prizren nga Suhareka./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.