
Partia GUXO duket se do të shkoj sërish në një kuvend zgjedhor të brendshëm për zgjedhjen e lidershipit të saj.
Kuvendi i kësaj partie i datës 7 shtator 2022 në Pristhinë po del të jetë zhvilluar jashtë rregullave që përcaktohen në rregulloret e brendshme të KQZ-së për regjistrimin dhe certifikimin e partive politike.
Në raportin ekskluziv të siguruar nga Gazeta 10, të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim të KQZ-së, konstatohen një varg shkeljesh në Kuvendin zgjedhor të partisë Guxo.
Vërejtja më e madhe e raportit është tek votimi dhe zgjedhja e dy Kryetarëve të partisë Guxo. Sipas raportit, Donika Gërvalla nuk mund të jetë kryetare e partisë, e njëkohësisht të figuroj si person zyrtar në shkresa, Faton Peci.
Partia Guxo ende nuk është deklaruar ndaj këtij lajmi të raportuar eksluzivisht nga Gazeta 10./