Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Pagesa e pensioneve shtyhet për datën 18 tetor

Gazeta10
17 October 2022 - 17:56

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar sot pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej ditën e sotme, është shtyrë për ditën e nesërme, më 18 tetor 2022.

Sipas ministrisë, arsyeja e shtyrjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.

“Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intensivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites.”, thuhet më tej në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.