
Kandidati për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që po i japin në garën zgjedhore.
Ai u shpreh se Vitia është një vlerë që shkon “përtej kohës dhe brezave”, duke theksuar bindjen e tij për fitore në zgjedhjet e 12 tetorit.
Deklarata e Halitit erdhi në kuadër të aktiviteteve të tij parazgjedhore.