
Kandidati për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me banorët e regjionit të Dushkajës, konkretisht në Doblibare dhe Cërmjan.
Ai tha se gjatë këtij takimi është prezantuar programi për komunën si dhe projektet e veçanta që planifikohen për këtë regjion.
Gjini theksoi se mbështetja e qytetarëve po rritet çdo ditë, duke e konsideruar këtë si konfirmim të fitores në zgjedhjet e 12 tetorit.