Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reshjet e borës lënë pa rrymë disa rajone të Kosovës

Gazeta10
03 Tetor 2025 - 11:30

Si pasojë e reshjeve të borës, në disa rajone të Kosovës janë shkaktuar prishje në rrjetin elektrik shpërndarës, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS).

Sipas njoftimit të KEDS, rajonet më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Prizreni dhe Mitrovica, ku bazuar në informacionet e kompanisë, disa dalje janë jashtë funksionit.

“KEDS-i ka mobilizuar ekipe shtesë edhe nga rajone të tjera, të cilat, pavarësisht rrethanave të vështira në terren, po përkushtohen që të eliminojnë sa më parë dëmet e shkaktuara në rrjet, dhe në një afat sa më optimal konsumatorëve tanë të afektuar t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptim”, thuhet mes tjerash në njoftim./Klankosova

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.