
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Mitrovicë për shkak të fotografimit dhe incizimit të paautorizuar të fqinjëve të tij.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin të akuzuarit i është sekuestruar një telefon dhe një bllok me shënime, raporton Gazeta10.
“Mitrovicë 17.10.2022 – 17:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tash e një kohë sa herë që ai del nga shtëpia e tij, fotografohet nga fqinji i tij i cili atë veprim e bën edhe ndaj gruas dhe fëmijëve të ankuesit. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një telefon celular dhe një bllok me shënime. Me udhëzim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”./Gazeta10