Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Biznesmeni Bedri Rexhepi dyshohet se u vra për 30 mijë euro

Gazeta10
18 October 2022 - 10:58

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka mbajtur konferencë për medie lidhur me rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së biznesmenit Bedri Rexhepi, raporton Gazeta10.

Prokurori i rastit Armend Hamiti ka bërë të ditur se është publikuar raporti i mjekësisë ligjore, me të cilin është vërtetuar edhe identiteti i Bedri Rexhepit.

Me 30 shtator janë gjetur mbetjet mortore që dyshohet se i përkasin Rexhepit, i cili ishte zhdukur më 8 prill të vitit të kaluar.

Bedri Rexhepi  më 8 prill 2021 kishte dalë nga banesa e tij në rrugën B. Ndërkohë, që dyshohej se ai ishte rrëmbyer. Për këtë çështje në pranga të policisë kanë përfunduar 3 persona.

Njëri prej tyre ishte paraqitur si agjent i CIA-s, duke paraqitur fakte të rreme tek familja e biznesmenit, kurse tash së fundmi, është arrestuar edhe Jeton Vllasaliu.

Sipas familjarëve të ndërmarrësit, në ditën kritike kur Bedri Rexhepi kishte dalë nga banesa, kishte qenë nën shoqërinë e klientit të tij, Jeton Vllasaliu.

Ndërsa, një ditë pas zhdukjes, vetura ishte gjetur e braktisur në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit dhe pa shenja për Rexhepin.

Ai punonte me tregtarë të ndryshëm, ndërkaq sipas familjarëve, ai nuk kishte pasur probleme me askënd./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.