Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Madsen: Raporti i BE-së na rikujton se Kosova ka plotësuar kushtet për heqjen e vizvave

Gazeta10
18 October 2022 - 12:58

Johannes Madsen nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka thënë se raporti i BE-së për Kosovën na rikujton plotësimin e kushteve për heqjen e vizave, raporton Gazeta10.

Ai ne tryezën me temën “Agjenda Evropiane 2022”, organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian, ka thënë se procesi i zgjerimit duhet të jetë në krye të agjendës së liderëve europian.

“Procesi i zgjerimit të BE-së duhet të jetë në krye të agjendës të liderëve Evropian. Raporti mbulon periudhën nga viti 2021-2022 dhe fokusohet në fakte, shohim edhe progres të jashtëzakonshëm që kanë ndodhur jashtë kësaj kornize ju keni merita për progresin”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se raporti kujton propozimin për heqjen e vizave.

“Para se të diskutojmë për gjërat specifike duhet të them që raporti kujton propozimin për heqjen e vizave dhe kjo ende nuk është zgjidhur dhe nga viti 2018 e kemi vlerësimin që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Në sundimin e ligjit Kosova ka bërë progres në funksionimin e gjyqësorit dhe krimit të organizuar dhe rasteve korruptive”, ka thënë ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.