Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Rita Ora tregon mesazhet me Yll Limanin: Do ta doja një bashkëpunim

Gazeta10
31 Tetor 2025 - 20:29

Rita Ora ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një moment të veçantë komunikimi me artistin kosovar, Yll Limani, duke nxitur menjëherë spekulime për një bashkëpunim të ardhshëm mes tyre.

Në një screenshot të publikuar në Instagram Story, këngëtarja me famë botërore ka zbuluar bisedën private me Yllin, pasi të dy janë bërë miq në Instagram. Menjëherë pas ndjekjes së njëri-tjetrit, Ylli i shkroi i pari Rites: “Rita, e dua ‘All Natural’”.

Rita i përgjigjet me fjalë të ngrohta: “Oh legjendë! Faleminderit, do të thotë shumë për mua e thënë nga një shok shqiptar”.

Pa humbur kohë, Ylli i sugjeroi një bashkëpunim: “Bashkëpunim?”

Në të njëjtën linjë, Rita iu përgjigj pa hezitim: “Do ta doja këtë”.

Ky shkëmbim i shkurtër, por domethënës, ka nxitur reagime të shumta nga fansat, teksa ideja e një projekti muzikor mes dy prej emrave më të dashur shqiptarë po merr gjithnjë e më shumë hov.

Duke zgjedhur ta ndajë publikisht këtë bisedë, Rita jep një sinjal të qartë se diçka po gatuhet prapa skenave dhe mund të mos duhet shumë kohë për ta dëgjuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.