Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sindikata e RTK-së proteston për pagat

Gazeta10
04 Nëntor 2025 - 8:33

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në ora 11:00 do të protestohet për shkak të mungesës së pagave.

Në njoftim thuhet se kjo është herë e dytë brenda tre muajve që punëtorët e transmetuesit publik mbesin pa paga, duke u përballur me pasiguri ekonomike dhe duke u rrezikuar funksionimi normal i institucionit.

“RTK aktualisht gjendet para shumë projekteve me rëndësi të madhe, që lidhen drejtpërdrejt me misionin publik të saj, por edhe me interesin e përgjithshëm të vendit. Kriza financiare rrezikon realizimin e këtyre projekteve dhe dëmtimin e rolit të RTK-së si medium publik i pavarur dhe gjithëpërfshirës”.

“SPERTK u bën thirrje të gjithë kolegëve, pa asnjë përjashtim, të bashkohen në këtë protestë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e tyre themelore për page”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 Nëntor 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.