Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Dua Lipa lanson linjë të produkteve të bukurisë

Gazeta10
04 Nëntor 2025 - 15:42

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka lansuar linjën saj të produkteve të bukurisë.

Këtë e ka bërë në bashkëpunim me brendin Augustinus Bader Science, brend që është nën pronësinë e biologut Bader.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Lipa përmes një postimi në rrjete sociale.

“DUA, e fuqizuar nga shkenca e Augustinus Bader 💙sekreti më në fund u zbulua!!! Është një ëndërr e realizuar të lansoj linjën time të kujdesit për lëkurën, në bashkëpunim me më të mirët ndër më të mirët. Jam e dashuruar me këto formula dhe me teknologjinë e jashtëzakonshme TFC5™️ që i bën ato aq unike. Le të fillojë udhëtimi i ri!”, ka shkruar ylli në postim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.