Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VV sërish me video për opozitën: Ata që e lanë sektorin e energjisë në terr

Gazeta10
18 October 2022 - 20:45

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një tjetër video ku akuzon qeveritë e mëhershme për keq-qeverisje, këtë herë për sektorin e energjisë, raporton Gazeta10.

VV, e cila udhëheq me Qeverinë e Kosovës për pothuajse dy vite, ka numëruar disa prej sukseseve të saj në sektorin e energjisë, ndërsa akuzon qeveritë e mëhershme se i kanë lënë në terr qytetarët e Kosovës.

“Ata që e lanë sektorin e energjisë në terr është mirë që përveç energjisë të na kursejnë edhe prej zhurmës. Qeverisja e re ani pse e ka gjetur vendin ashtu siç e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, do të jetë në ballë të detyrës për t’ju përgjigjur secilës krizë me të cilën nuk po përballemi vetëm ne por e gjithë Evropa”, thuhet në përshkrimin e videos.

Për gjendjen e rënduar të furnizimit me energji elektrike si dhe shtrenjtimin e faturave në kohën e qeverisë Kurti, VV ka shpjeguar krizën energjetike në Evropë, duke e arsyetuar edhe gjendjen e vështirë në Kosovë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.