
Ish-kryenegociatoria, Edita Tahiri ka thënë se për shkak të mostransparencës dhe mbylljes së Kryeministrit Kurti, nuk ka paraqitje të shpeshta televizive.
Tahiri në një lidhje të drejtpërdrejt në Prime Time, ka deklaruar se po shihet që po shkohet drejt një marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë, raporton Gazeta10.
“Ky plan që doli gjermano-frank është një tregues që kanë ndodhë biseda të fshehta për marrëveshjen finale, dhe i dijmë të gjitha arsyet pse Kurti është kaq i mbyllur”, ka deklaruar ajo./Gazeta10