Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeziu tregon se ku gabuan exit-pollet

Gazeta10
09 Nëntor 2025 - 17:31

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ismet Kryeziu, ka komentuar mbi gabimet e evidentuara në exit pollet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale, të cilat ngjallën reagime të shumta në opinionin publik.

 Kryeziu theksoi se një nga problemet kryesore të këtyre exit polleve ishte rrjedhja e informacionit gjatë ditës së zgjedhjeve, çka, sipas tij, bie ndesh me parimet e një procesi profesional.

“Kompanitë që janë marrë me exit polle, nëse mund ta quaj gabim, besoj se ai ka qenë gjatë ditës, kur ka pasur rrjedhje informacioni mbi këtë proces, i cili, po them, për një exit poll profesional, nuk duhet të ndodhë,” deklaroi Kryeziu.

Ai shtoi gjithashtu se numri i të angazhuarve në terren ka qenë i pamjaftueshëm për të siguruar rezultate me saktësi të lartë.

“E dyta, besoj dhe konsideroj se ka qenë jo i mjaftueshëm numri i të angazhuarëve për të pasur rezultate që nuk kalojnë vijën e gabimit mbi 3%,” theksoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.