Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani pas takimit me Escobar: Theksova pakënaqësinë për moszbatimin e marrëveshjeve nga Serbia

Gazeta10
19 October 2022 - 10:10

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka përfunduar takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Gazeta10.

Presidentja Osmani ka thënë se ka shprehur pakënaqësinë e saj për moszbatimine marreveshjeve nga ana e Serbisë.

“Shfrytëzova rastin ta shpreh pakënaqësinë tonë për moszbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë duke përfshirë në vecanti refuzimin e vazhdueshëm nga ana e tyre për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale”, ka thënë Osmani.

Escobar përpos këtij takimi do të ketë takim pas pak minutash edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kujtojmë se së fundmi është diskutuar një propozim franko-gjerman për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.