Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Memli Krasniqi: Kjo është Kosova e ëndrrave tona

Gazeta10
15 Nëntor 2025 - 23:09

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se me dy fitore larg Botërorit, ëndrra e Kosovës po vazhdon të jetojë.

Në një postim në Facebook duke uruar Kosovën për fitoren historike në Slloveni ai ka falënderuar dardanët.

“Fitore e madhe! Kualifikim historik në play-off të Botërorit SHBA 2026. Një kampanjë magjike. Kjo është Kosova e ëndrrave tona – që luan fort, luan si ekip dhe fiton bashkë.Tani jemi vetëm dy fitore larg Botërorit, dhe me formën që kemi, ëndrra vazhdon të jetojë.Faleminderit, djema! ”,  shkruan ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.