Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak: Vizita e Petkoviqit në Kosovë duhej miratuar

Gazeta10
19 October 2022 - 14:43

I dërguari special i Bashkimi Europina për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se vizita e drejtorit të së ashtuquajturës Zyres për Kosovë, Petar Petkoviq, do të duhej të lejohej nga ana e Kosovës, raporton Gazeta10.

Lajçak ka thënë se kjo vizitë ka qenë në përputhje me procedurat që janë dakorduar palët.

“Sa i përket BE-së, vizita e zotit Petkoviq është paralajmëruar siç duhet, në përputhje me procedurat për të cilat janë dakorduar palët në dialog dhe prandaj është dashur të lejohet nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Lajçak, shkruan Tanjug, raporton Gazeta10.

Më tej, thuhet se Lajçak i është drejtuar me një letër edhe Zyrës për Çështje Koordinuese në Procesin Negociator me Prishtinën (KORD) duke theksuar se kjo vizitë do të duhej të ishte lejuar.

“Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, në një letër drejtuar Zyrës për Çështje Koordinuese në Procesin Negociator me Prishtinën (KORD) theksoi se vizita e fundit e drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq. në krahinë me rastin e kurorëzimit të Patriarkut Porfiri duhej lejuar, sepse ishte shpallur në përputhje me të gjitha marrëveshjet, shkruan “Novosti” duke iu referuar qarqeve diplomatike.

Tutje, bëhet e ditur se Petkoviq e ka njoftuar Lajçakun për një shkelje të tillë të marrëveshjes.

“Pasi autoritetet në Prishtinë ia ndaluan atij që të merrte pjesë në fronëzimin e Patriarkut Porfiri pa shpjegime, Petkoviq e njoftoi Lajçakun për një shkelje të tillë të marrëveshjes përmes shërbimeve kompetente”, shkruan Tajug. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.