
I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka vizituar të mërkurën hapësirat e televizionit Kanal 10 dhe ekskluzivisht ka folur për emisionin Prime Time me Xhemajl Rexhën.
Në intervistën që transmetohet special në mbrëmje në Kanal 10, Escobar eksluzivisht ka folur për bisedat e mëngjesit të sotëm me krerët e Kosovës, presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.
Ekskluzivisht do të kuptoni nëse ka pasur përplasje mes përfaqësuesit amerikan dhe krerëve të institucioneve të Kosovës për disa tema.
A kërkoi Escobar shtyrje të zbatimit të vendimit për targat nga ana e Kosovës? Çfarë bisedoi me Osmanin dhe Kurtin për Asosciacionin dhe cili model mund të jetë i përshtatshëm për Kosovën?
A duhet të merret parasysh propozimi franko-gjerman për zgjidhjen finale të dialogut? Këto dhe tema të tjera për dialogun, raportet Kosovë-SHBA, rajonin dhe Gjykatën Speciale – mund t’i ndiqni sonte në intervistën ekskluzive që transmtohet sonte në mbrëmje në Politiko Speciale nga ora 20:20.