Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dëshmia e Clarkut në Hagë, Hamza: Liderët tanë të luftës e paqës, së shpejti në Kosovë

Gazeta10
18 November 2025 - 18:50

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, e ka vlerësuar lart dëshminë në Hagë të Gjeneralit amerikan, Wesley Clark.

Hamza tha se Clark, si dëshmitari i fundit në Gjykatën Speciale, ia dha këtij procesi të padrejtë një fund të fuqishëm.

“Dëshmia e tij riktheu fokusin te faktet dhe te parimi se liria e popujve është e patjetërsueshme. Narrativat e rreme ranë. Historia nuk rishkruhet”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai theksoi se “liderët tanë të luftës dhe paqes së shpejti do të kthehen krenarë, mes familjeve dhe popullit të tyre, mes nesh në Kosovë”.

Për disa ditë, eprori i lartë ushtarak dëshmoi në procesin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët, i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.