Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MCC përfundon grantin e parë 49 milionë euro, do të investohen edhe 202 milionë të tjera

Gazeta10
19 October 2022 - 16:01

Fondi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit e ka përfunduar grandin e parë prej 49 milion eurove në Kosovë, raporton Gazeta10.

Ky fond do të investojë në Kosovë edhe 202 milion të tjera.

Kryeshefja ekzekutive e korporatës, Alice Albright, ka thënë se programi ka ndikuar në rritjen e vetëdijes për shfrytëzimin e energjisë.

“Programi ka ngritur vetëdijen për shfrytëzimin e arsyeshëm të energjisë e po ashtu investimet në shtëpi që luajnë një rol kyç në amvisëri dhe kursim mujor”  ka thënë Albright.

E ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se është falënderuese ndaj MCC-së dhe ShBA-së për këtë program.

“Ne jemi falënderues ndaj MCC-së dhe Qeverisë amerikane që kanë kuptuar kushtet e veçanta në të cilat ndodhet Kosova, që të jemi të barabartë me shtetet e tjera dhe jemi të vlerësuar”, ka thënë ajo. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.