Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një muaj paraburgim ndaj 5 të dyshuarve për fajde në Gjakovë

Gazeta10
19 October 2022 - 16:18

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave që u arrestuan dje për veprat penale “Fajde” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, raporton Gazeta10.

“Sipas kërkesës, të pandehurit Z.Z., H.Gj., M.P., G.Ll., dyshohen se kanë kryer vepër penale “Fajdeja”, i pandehuri A.J., dyshohet se ka kryer vepër penale “Fajdeja në bashkëkryerje” ndërsa të pandehurit M.P. dhe G.Ll., dyshohen edhe për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarit do të mbahen në paraburgim 30 ditë, që do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 18 tetor 2022 dhe do të zgjasë deri më 17 nëntor 2022./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.