Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hidhet shorti i Play-Off-it për Kupën e Botës: Kosova luan me Sllovakinë, në finale pret fituesin e duelit Turqi – Rumani

Gazeta10
20 November 2025 - 20:41

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar emrat e kundërshtarëve në Play-Off për Kampionatin Botërorë.

Dardanët janë për herë të parë në Play-Off pas një kampanje të shkëlqyer kualifikuese ku përfunduan në pozitën e dytë të Grupit me 11 pikë, tre më pak se lideri Zvicra.

Në gjysmëfinale, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Sllovakinë në udhëtim.

E në rast se arrin fitore në gjysmëfinale, Dardanët në finale do të luajnë ndaj me fituesin e duelit Turqi – Rumani.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet më 26 mars, derisa finalja për një biletë në Kupën e Botës do të zhvillohet më 31 mars të vitit 2026.

Finalja për një vend në Botërorë, do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.