
Komentatori politik Fidan Rama, në debatin Politiko, ka thënë se Serbia është e gatshme të bëjë kompromise vetëm e vetëm të quhet ‘Asociacion’, raporton Gazeta10.
“Këta po e përzijnë një punë, Asociacioni i nënshkrum atëkohë që ka shku në Gjykatë Kushtetuese nuk ka folur për kompetenca ekzekutive, aty s’osht përmend kërkun, kta janë tu e keqpërdor atë punë. Kot e ki secilin model të Asociacionit që mundet me një marrëveshje, në rast se nuk bon ndyshime ligjore në pushtetin lokal që është në Kosovë. Sepse ligji për pushtetin lokal sidomos komunave me shumicë serbe i jep kompetencë të jashtëzakonshme, mjafton veç me u quajt Asociacion.”, tha Rama./Gazeta10.