
Ardian Gjini nga AAK-ja ka thënë se kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka pranuar që të takohet të premten me Albin Kurtin.
Gjini në Politiko, ka thënë se AAK-ja mendon që duhet të me shty kohën e qërimit të hesapeve, pasi sipas tij “po kalojmë në një kohë shumë tepër të zorshme”, raporton Gazeta10.
“Kurti prej fillimit të mandatit ka mendu që i zgjidhë të gjitha situatat vet, dhe ka refuzu ta ketë pjesë opozitën të vendimmarrjeve tepër të rëndësishme. Kurti nuk i ka pasë duart hapë për opozitën as për konsulta. Jemi takuar njëherë në Zyrë të Kryeministrit, Haradinaj e ka pyet se a ka ndonjë dokument ose propozim që ne nuk e dimë, Kurti ka thënë jo, e ne thënë të drejtën e kemi ditë që ka”, ka deklaruar ai./Gazeta10