Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jasharaj: 70% e mësimdhënsëve s’mbajtën mësim në vikend

Gazeta10
20 October 2022 - 11:04

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se nuk do t’i pengojnë mësimdhënësit që të mbajnë mësim gjatë vikendit.

Duke cituar kontratën kolektive, Jasharaj ka thënë se nuk ka institucion në Kosovë që i obligon ata t’i kompensojnë orët e humbura gjatë grevës dhe se mësimdhënësit po sulmohen në mënyra të ndryshme nga dy ministra të Qeverisë Kurti, raporton Gazeta10.

“Ne kemi prit mesazhe nga MAShTI, gjegjësisht nga ministra Nagavci për të parë çka më tutje por kjo nuk ndodhi, dhe po e them se edhe ministrja Nagavci edhe ministri Murati po hyjnë në ‘luftë’ me SBAShK-un. MAShTI e ne veçanti ministri Murati nuk pk e ndalin sulmet ndaj nesh dhe kemi prit që të ulemi dhe të bisedojmë se çka më tutje”., ka thënë Jasharaj.

Ai ka thënë se 70% e mësimdhënsëve e respektuan kontratën dhe nuk mbajtën mësim gjatë vikendit.

“Nuk po themi se ne dhe punëtorët tjerë arsimor i kemi riinformuar se kontratat nuk i obligon që të mbajnë mësim të shtunave, sepse kontrata thotë se nuk duhet zëvendësuar, por duke e parë që kishte shkolla që mbajtën mësim, SBASHK është duke vazhduar për të respektuar zërin e tyre. Nëse kolegët tanë shkojnë në mësim, ne nuk jemi kundër dhe nuk japim ndonjë deklarim shtesë, sepse po them se 70 për qind e tyre e respektuan kontratën dhe nuk dolën në punë dhe përqindja tjetër ishin në shkolla, dhe konsideruam se ata e shprehen vullnetin e tyre dhe e respketuan kalendarin e ri.”, u shpreh ai.

Jasharaj, shprehi gatshmëri se nëse ka vullnet nga mësimdhënësit lënda të dërgohet në Gjykatë dhe “fitorja do të jetë në anën e tyre”.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në fillim të këtij viti ka thënë se me vendimin e MASHT-it, do të ndryshohet kalendari i vitit shkollor 2022-2023, për shkak të 22 ditëve të pambajtura të mësimit gjatë muajit shtator 2022 si pasojë e grevës së mësimdhënësve.

Me ndryshimin e kalendarit, MAShTI i obligoi mësimdhënësit të kompensojnë orët e humbura gjatë të shtunave deri në janar 2023./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.