Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protesta e paralajmëruar për UÇK-në në Shkup, Mickoski: Hap i gabuar i Ali Ahmetit, jam i bindur se VLEN nuk do ta mbështesë

Gazeta10
04 Dhjetor 2025 - 20:02

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski komentoi protestën e paralajmëruar të liderit të BDI-së Ali Ahmetit në mbështetje të ish pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai tha se kjo është një lëvizje e gabuar e Ahmetit dhe mendon se duhet ta rimendoj këtë vendim, raporton SHENJA.

“Me këtë protestë po mundohen të mobilizohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen të gjejnë partner të koalicionit.

Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur se as VLEN nuk do ta mbështes”, ka deklaruar Mickoski.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.