Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vizita e Escobar në Beograd, Vuçiq: Kemi diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta10
20 October 2022 - 11:31

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.

Sipas njoftimit të presidences serbe ata kanë diskutuar për implementimin e marrëveshjeve të arritura, “duke insistuar në implementimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tash, ashtu si edhe ligjit ndërkombëtar”.

Vuçiq ka thënë se Serbia është shtet serioz dhe se është duke bërë përpjekje të mëdha për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

“Serbia si shtet serioz, i besueshëm dhe i përgjegjshëm, vazhdon luftën e saj për ruajtjen e popullit dhe vendit të saj duke bërë përpjekje maksimale në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftim. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.