Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë se mësoi për sfidat politike

Gazeta10
05 Dhjetor 2025 - 13:16

Ambasadori i ri i Gjermanisë, Rainer Rudolph ka vizituar Mitrovicën e Veriut, duke takuar personalitete dhe parë vende të ndryshme atje.

Këtë javë, Ambasadori ynë kaloi një ditë të tërë në Mitrovicën e Veriut, duke u takuar me përfaqësues të shoqërisë civile, kulturës dhe shtypit. Duke filluar me një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, Rainer Rudolph mësoi rreth sfidave politike dhe shoqërore me të cilat përballet Komuniteti”, njofton ambasada.

Ambasadori është njoftuar edhe me skenën kulturore duke qenë në Qendrën Acquarius dhe Shkollën Rock të Mitrovica.

“Ne e mbështesim Kosovën si një shtet shumëetnik dhe mezi presim të vazhdojmë bisedën”, vazhdon ambasada

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.