Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër, Komuna del me njoftim

Gazeta10
05 Dhjetor 2025 - 13:30

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë datave 12 dhe 13 dhjetor, Forca e sigurisë së Kosovës do të realizojë stërvitje ushtarake në fshatin Koliq dhe zonën e Badovcit.

Përmes një njoftimi, Komuna ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në terren.

“Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim. Faleminderit për mirëkuptimin! ”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.