Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku për takimet diplomatët kryesorë në vend: LDK e përkushtuar për ecje me aleatë

Gazeta10
09 December 2025 - 17:46

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ditën e sotme ka takuar të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, duke theksuar se gjatë këtyre ditëve, ai ka takuar edhe ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, si dhe pata një drekë pune me ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph.

Në këto takime, siç ka njoftuar Abdixhiku, është diskutuar për sfidat me të cilat po përballet Kosova, zhvillimet aktuale politike dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre.

‘’ Rëndësi të veçantë gjatë bisedave tona iu kushtua Zgjedhjeve Nacionale të 28 dhjetorit si dhe vizionin politik tonin pas zgjedhjeve’’, ka shkruar ai.

Në postimin e tij, i pari i LDK’së ka deklaruar se ai ka theksuar përkushtimin e kësaj partie për të garantuar stabilitet institucional dhe për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik të vendit, dhe po ashtu, përkushtimin e LDK-së për ecje euroatlantike me aleat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.