Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Islami: Përfshirja e oficerit serb dëshmon se sulmi në Ibër-Lepenc u përgatit nga inteligjenca serbe

Gazeta10
09 December 2025 - 19:36

Pas publikimit të dosjes së Prokurorisë për sulmin terrorist të vitit të kaluar në kanalin Ibër-Lepenc, eksperti  i sigurisë, Avni Islami ka deklaruar se ngritja e aktakuzës pas një viti hetimesh tregon se rasti ka qenë kompleks dhe i kryer nga persona të trajnuar profesionalisht.

Islami në emisionin Gazeta është shprehur se gjatë muajve të parë të hetimit ishte shqetësues fakti që ende nuk kishte një aktakuzë, por tani – sipas tij – dosja dhe provat e paraqitura dëshmojnë përfshirjen e strukturave të specializuara të sigurisë.

Ai tha se pjesëmarrja e një oficeri të lartë të ushtrisë serbe në këtë aksion, sipas dokumenteve të publikuara, nënkupton se “rasti ka qenë i përgatitur mirë nga njerëz të rekrutuar dhe profesionistë që kanë ditur si të veprojnë pa lënë gjurmë”.

“Me vetë faktin që në dosje paraqitet edhe përfshirja e FBI-së në analizën e provave, rasti merr një dimension edhe më të fortë,” deklaroi Islami, duke theksuar se përfshirja e agjencive ndërkombëtare ka ndihmuar në avancimin e hetimeve.

Sipas tij, të dhënat e publikuara nga Prokuroria e bëjnë të qartë se sulmi nuk ka qenë spontan, por i organizuar dhe i mbështetur nga struktura profesionale të inteligjencës serbe.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.