Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U paralajmërua mbledhje për shkarkimin e tij, rektori i UP-së e quan mbledhjen joligjore

Gazeta10
20 October 2022 - 15:21

Këshilli Drejtues i UP-së ka paraparë që të premtën të mbajë një mbledhje për të diskutuar për shkarkimin e rektorit të UP-së, Naser Sahiti.

Mirëpo, në një konferencë për media, rektori Sahiti ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje pasi e konsideron si të jashtëligjshme, raporton Gazeta10.

“Nesër në Këshillin Drejtues është paraparë raportimi i menaxhmenti të lartë, ajo mbledhje është caktuar në kundërshtim me statutin. Ky rend i ditës nuk është dakorduar me ne, si e tillë kjo është jo ligjore. Ata e kanë kërkuar mbajtjen e rendin e ditës që len me kuptu që mund të jetë edhe marrja e vendimit për shkarkimin e rektorit.”, ka thënë Sahiti.

Tutje Sahiti, hodhi kunja edhe për zgjedhjet e mbajtura në qershor në Këshillin Drejtues të UP-së duke thënë se “është zgjedhur një kandidat, i cili ka plagjiaturë” dhe se organet drejtuese nuk janë marrë me rastin.

“Çështja e parë është me këshillin drejtues, si rezultat i atyre zgjedhjeve të Këshillit Drejtues është zgjidhur një kandidatë që ka plagjiatë në punimin e tij të doktoratës. Ka qenë edhe një prononcim i ministres për këtë çështje ku ajo ka thënë se do të kërkoj nga Këshilli Drejtues qe këtë rast ta denoncoj në Këshill të Etikës, përkundër atij zotimi anëtarët nuk e kanë denoncuar rastin në Këshill të Etikës me arsyen se nuk kemi fakte.”, ka thënë Sahiti.

Ndërkaq rektori thotë se ai personalisht e ka denoncuar këtë rast në Këshill të Etikës me dëshmitë e nevojshme.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se anëtarët e Këshillit Drejtues, si nga radhët e UP-së ashtu edhe ata të emëruar nga MAShTI, kanë iniciuar shkarkimin e rektorit, Naser Sahitit.

Lidhur me këtë veprim kanë reaguar të mërkurën 19 organizata të shoqërisë civile të cilat janë deklaruar se denoncojmë çdo tentativë të shkarkimit të zyrtarëve të institucioneve të arsimit të lartë pa u bazuar në gjetje reale të keqpërdorimeve të mundshme të tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.