Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tërmet në Kosovë

Gazeta10
15 December 2025 - 8:52

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale (06:20 UTC). Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.3734° N, 21.2843° E, rreth 35 kilometra në juglindje të Prishtinës dhe 11 kilometra në verilindje të Ferizajt. Tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.