
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka lajmëruar se në mungesë të kuorumit për t’i votuar projektligjet, seanca do të ndërpritet.
Kjo seancë parashihet të vazhdojë të hënën, nga ora 10:00, raporton Gazeta10.
Kujtojmë se në mungesë të kuorumit dështuan të votohen projektligjet për përcaktimin e çmimit tavan për produktet elementare dhe projektligjin për mbështetjen e punëve publike./Gazeta10