Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arben Gega: Nga angazhimi lokal në garën për deputet

Gazeta10
15 December 2025 - 19:08

Arben Gega, kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, me numër 68 i ftuar këtë të hënë në emisionin Gazeta,  ndau detaje mbi jetën dhe veprimtarinë e tij deri më tani.

Ai tregoi se me profesion është inxhinier ndërtimi, ndërsa angazhimi i tij politik brenda Partisë Demokratike të Kosovës ka nisur në nivel lokal. Gega ka qenë kryetar i nëndegës së PDK-së në fshatin Studenqan, për të vazhduar më pas angazhimin edhe në qendër, së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë.

Sipas tij, vendimi për të kandiduar këtë vit ka ardhur nga bindja se mund të japë një kontribut më të madh edhe nga brenda institucioneve. “Deri tani kam qenë pjesë e fushatave zgjedhore, por kësaj here kam menduar se është radha ta provoj veten si kandidat”, u shpreh Gega.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.