Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia jep detaje për të shtënat me armë në Skenderaj

Gazeta10
16 December 2025 - 23:03

Një person ka shtënë me armë zjarri nga një veturë e cila ka qenë në lëvizje.

Rasti ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj.

Zëdhënësi rajonal i policisë në Mitrovicë Avni Zaiti, tha se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Njësitet kompetente kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Zaiti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.