
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vendosur prapë të mos shkojë në takim me kryeministrin Albin Kurti.
Nëpërmjet një video selfie të publikuar në faqen e tij në Facebook, lideri i PDK-së tha se ftesa e kryeministrit Albin Kurti është joserioze, pa përmbajtje, pa agjendë dhe pa protokoll, raporton Gazeta10.
“Është shqetësuese mungesa e vazhdueshme e transparencës prej jush dhe qasja joserioze që mbani për një temë kaq serioze.
“Siç e kam deklaruar edhe në shumë raste të tjera, Partia Demokratike e Kosovës do ta mbështesë një marrëveshje finale qe ka si bazë njohjen e ndërsjellë dhe ruajtjen e rendit kushtetues të vendit tone….Por, për tema të tilla, për vendime të mëdha, ju së pari duhet të bëheni serioz dhe ta kuptoni se vendi i diskutimit nuk është një zyrë, por është salla e Kuvendit të Kosovës, sepse Kuvendi i Kosovës është adresa e popullit. Prandaj, diskutimet që i keni menduar për të premten në zyrën tuaj, ju ftoj që t’i bartni në Kuvend”, tha Krasniqi.
Në takim nuk do të jetë prezent as Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila gjithashtu ka ftuar Kurtin të raportojë në Kuvend. Teksa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, iu është përgjigjë pozitivisht ftesës së kryeministrit./Gazeta10